Hollësi nga kontrata e Robert Lewandowskit me Real Madridin - Gazeta Express
string(59) "hollesi-nga-kontrata-e-robert-lewandowskit-me-real-madridin"

Gazeta Express

03/08/2020 13:34

Hollësi nga kontrata e Robert Lewandowskit me Real Madridin

Gazeta Express

03/08/2020 13:34

Janë zbardhur hollësi nga kontrata që Real Madridi ia kishte ofruar Robert Lewandowskit, përfshirë pagën dhe kohëzgjatjen e saj.

Kontrata, e përgatitur në dhjetor të vitit 2013, përfshin informacione siç është paga e propozuar për sulmuesin polak, bonuset dhe kohëzgjatje e kontratës në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kur kjo kontratë u vendos në letër, Lewandowski tashmë kishte arritur marrëveshje verbale për t’iu bashkuar gjigantit Bayern Munich, pasi marrëveshja me Borussia Dortmundin i kishte skaduar verën pasuese.

Kontrata, e publikuar tani nga gazeta polake Onet Sport, tregon se Lewandowski do t’i kishte fituar 10.957.650 euro në Real Madrid.

Kjo marrëveshja do ta mbante atë në Madrid për shtatë vjet, deri në verën e vitit 2020.

Në të përfshihen edhe disa aktivitete të cilat Lewandowski do ta kishte pasur të ndaluar t’i kryente, si ngasja e motoçikletës, rrëshqitja me ski, shëtitja me motoskaf, paraglajdingu dhe  alpinizmi.

Por Lewandowski e zgjodhi Bayernin në fund, prandaj ajo kontratë s’u nënshkrua nga ai asnjëherë. /Gazeta Express/