Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit - Gazeta Express
string(58) "holanda-shenon-rekord-te-rasteve-ditore-te-koronavirusit-4"

Gazeta Express

27/09/2020 15:40

Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gazeta Express

27/09/2020 15:40

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 100,000 persona, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe tetë raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6,374.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.