Holanda shënon rekord të numrit javor të infektimeve me koronavirus - Gazeta Express
string(67) "holanda-shenon-rekord-te-numrit-javor-te-infektimeve-me-koronavirus"

Holanda shënon rekord të numrit javor të infektimeve me koronavirus

Gazeta Express

22/09/2020 15:59

Holanda e ka shënuar javën me më së shumti raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë me 13,471 raste.

Kjo shifër paraqet rritje prej 60 për qind nga java e kaluar, njoftuan autoritetet shëndetësore të shtetit të Evropës Perëndimore.

Lexo Edhe:

Në javën paraprake, para javës kur u shënua rekordi, në Holandë u regjistruan 8,265 raste me Covid-19, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, në javën e fundit u shënua edhe rritje e ndjeshme e rasteve fatale. Javën e kaluar u regjistruan 33 viktima, ndërsa në javën paraprake kjo shifër ishte 19.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.

Sipas faqes Worldometers, Holanda deri më tani ka regjistruar 6,291 viktima të sëmundjes Covid-19, mbi 3,000 më pak se Belgjika.