Holanda për fitore kundër nikoqirit Katarit në ndeshjen e fundit në Grupin A, formacionet - Gazeta Express
string(88) "holanda-per-fitore-kunder-nikoqirit-katarit-ne-ndeshjen-e-fundit-ne-grupin-a-formacionet"

Holanda për fitore kundër nikoqirit Katarit në ndeshjen e fundit në Grupin A, formacionet

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 14:53

A do ta sigurojë lehtë Holanda kualifikimin apo Katari do t’i zhgënjej ata?

Holanda – Katar është ndeshja e fundit që do të zhvillohet në Grupin A. Pavarësisht barazimit kundër Ekuadorit në ndeshjen e dytë, holandezët vazhdojnë të jenë në vendin e parë. Katari, në anën tjetër ka humbur në dy ndeshjet e tyre të para dhe është bërë skuadra e parë që është eliminuar nga gara.

Por, ajo çfarë konsiderohet befasi për shumicën është rezultati i tyre kundër Ekuadorit, që ishte parë se si Holanda i dominoi kundërshtarët e tyre jug-amerikan. Ata do të duhet që të bëjnë një ndeshje të mirë kundër Katarit për ta siguruar kualifikimin. Historia favorizon holandezët (që kanë rekord 100 për qind të fitoreve) kundër kundërshtarëve aziatik, por a do të mund të ruhen nga një skuadër që nuk rrezikon asgjë dhe kështu të largohen nga 1/8 e finales?

Është nënvlerësim të thuhet se skuadra e Katarit është e zhgënjyer nga eliminimi i hershëm. Ata janë nikoqirët e parë pas Afrikës së Jugut që nuk kanë arritur ta kalojnë fazën e grupeve. Megjithatë, ata do të shpresojnë t’i imitojnë nikoqirët e 2010 dhe të fitojnë kundër Kombëtares gjigante të Europës duke lënë gjurmë të mëdha në këtë Botëror.

Klaassen, Gakp dhe Memphisjanë treshja sulmuese e Holandës për ndeshjen e sotme. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Holanda

Katari

Ndeshja fillon në ora 16:00 derisa luhet në “Al Bayt” Stadium në Doha të Katarit