Holanda fiton lehtësisht ndaj Maltës - Gazeta Express
string(36) "holanda-fiton-lehtesisht-ndaj-maltes"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 23:28

Holanda fiton lehtësisht ndaj Maltës

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 23:28

Holanda ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

“Tulipanët” triumfuan thellë 0:4 ndaj Maltës në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Gakpo hapi llogarinë e golave në minutën e 12-të të ndeshjes nga penalltia.

Gakpo arriti të shënojë nga penalltia edhe njëherë tjetër në minutën e 48-të.

Reijnders shënoi për 0:3 në minutën e 57-të, e në minutat shtesë Depay realizoi për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Holanda tani ka 13 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Polonia dhe Finlanda.

Në anën tjetër, Malta është në vendin e fundit me dy pikë gjithsej.