Hojlund s'dëshiron të largohet nga Man Utd, Milanit po i soset durimi - Gazeta Express
string(67) "hojlund-sdeshiron-te-largohet-nga-man-utd-milanit-po-i-soset-durimi"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 15:39

Hojlund s’dëshiron të largohet nga Man Utd, Milanit po i soset durimi

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 15:39

Rasmus Hojlund dëshiron të qëndrojë në Manchester United dhe për këtë nuk po ia hap derën një transferimi në Milan.

Sulmuesi danez, pas dy vjetësh jo fort bindës, dëshiron ta provojë veten ende në “Old Trafford”, ku synon t’i tregojë vlerat e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Përkundër arritjes së Benjamin Sesko, plus transfereve tjera të Mbeumo e Cunha, ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ai dëshiron ta bëjë të rimendojë trajnerin Ruben Amorim pas 10 golave të shënuar në sezonin e fundit, prej tyre 4 në Premierligë dhe 6 në Ligën e Evropës.

Pra, në këtë moment transferimi i tij te “Rossoneri” është bllokuar.

Vlera që po e planifikonin Milani dhe Manchester United ishte një paketë prej 40 milionë eurosh, mes huazimit (4) dhe blerjes përfundimtare (36).

Klubet janë në kontakt dhe për ta gjetur dakordimin definitiv nuk është një problem.

Por, është e qartë se pa dëshirën e Hojlund transferimi i tij është destinuar që të mos shkojë në portën e duhur.

Kuqezinjtë nuk do të presin gjatë dhe nëse nuk e ndërron mendjen Hojlund, do të shikojnë pista të reja. /Gazeta Express