Sipas raportimeve nga Florian Plettenberg i “Sky Sports”, Hoffenheim është shumë pranë zgjatjes së kontratës së Fisnik Asllanit.
Sulmuesi 22-vjeçar kaloi sezonin e kaluar në huazim te Elversberg, ku shkëlqeu me 18 gola dhe 8 asistime, duke qenë një faktor kyç në arritjen e klubit deri në fazën “play-off” për ngjitje/zbritje në Bundesliga.
Edhe pse Elversberg u eliminua nga Heidenheim në dy ndeshjet e “play-off”-it, Asllani la shenjë me një gol dhe një asist.
Sipas “Sky Sports”, marrëveshja për rinovimin e kontratës së tij përtej vitit 2026 është pothuajse e përfunduar.
Pas një sezoni zhgënjyes për Die Kreichgauer në 2024/25, klubi duket i vendosur të bëjë ndryshime për edicionin e ardhshëm – dhe Fisnik Asllani pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e ri në Sinsheim./GazetaExpress/