Hodaj nuk kursehet në “Favorit”: Nuk jam konsultuar fare për kontratën e Fodës - Gazeta Express
string(75) "hodaj-nuk-kursehet-ne-favorit-nuk-jam-konsultuar-fare-per-kontraten-e-fodes"

Sport

Gazeta Express

15/06/2025 22:12

Hodaj nuk kursehet në “Favorit”: Nuk jam konsultuar fare për kontratën e Fodës

Sport

Gazeta Express

15/06/2025 22:12

Ish-u.d i Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj është pjesë e emisionit të sontëm të Favoritit.

Ai nuk u kursye fare, kur u hap debati për kontratën aktuale të selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Ai tha se nuk u konsultua fare askush me të rreth kontratës së tij, teksa në fund kishte marrë veshë që ajo tashmë ishte nënshkruar.

“Unë i thashë që duhet të rishikojmë edhe një herë kontratën para se të nënshkruajmë, ata më thanë se tashmë është nënshkruar kontrata”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai foli me kritika për ndeshjet miqësore të Kosovës në muajin qershor.

“Ndeshjet miqësore, zakonisht organizohen me shtete mike, ose me shtete që janë më afër me kualitet, ose me ato që kemi me u përballë. Kosova mundet me lujtë edhe miqësore me SHBA-të”, shtoi ai./GazetaExpress/