Hizdri Gubetini zë vendin e parë në aktivitetin aeronautik më të madh në botë që u mbajt në Turqi - Gazeta Express
string(97) "hizdri-gubetini-ze-vendin-e-pare-ne-aktivitetin-aeronautik-me-te-madh-ne-bote-qe-u-mbajt-ne-turqi"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/10/2021 22:08

Hizdri Gubetini zë vendin e parë në aktivitetin aeronautik më të madh në botë që u mbajt në Turqi

Sporte tjera

Gazeta Express

23/10/2021 22:08

Sportisti Hizdri Gubetini nga Federata Aeronautike e Kosovës e ka zënë vendin e parë në aktivitetin me të madh botëror që është mbajtur në Turqi, i njohur si “Oludeniz Air Game Festival”.

Në këtë aktivitet mbahen gara në fluturime turistike, me tandem, hedhje me ‘sky taiving’, hedhje me ‘wing suit’.

Lexo Edhe:

Sportistët kosovarë kanë marrë pjesë në garat në ‘Preqision’ me katër pilot nga Kosova si Hizdri Gubetini, Alban Kurtishi, Gëzim Statovci dhe Eduar Daci.

Sportisti nga Kosova, Hizdri Gubetini e ka zënë vendin e parë nga 55 pilotë botëror që kanë marrë pjesë në këtë garë.

Gubetini në një bisedë për KALLXO, ka treguar se gara ka qenë shumë i vështirë, duke luftuar me kundërshtarët e tij me centimetra.

“Shumë e vështirë, në ditën e parë isha duke prirë i pari. Në ditën e dytë mbeta i treti, kurse në ditën e tretë prapë e rimora rezultatin duke luftuar me centimetra në aterrim. I kemi pasur nga dy fluturime brenda ditës”, tregoi Gubetini.