Historiku i Liqenit të Radoniqit: U dashtë përmbysja e fshatit për krijimin e tij - Gazeta Express
string(80) "historiku-i-liqenit-te-radoniqit-u-dashte-permbysja-e-fshatit-per-krijimin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 11:50

Historiku i Liqenit të Radoniqit: U dashtë përmbysja e fshatit për krijimin e tij

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 11:50

Liqeni i Radoniqit është një liqe artificial,  i cili u krijua në vitet e 80’ta dhe mori emrin e fshatit i cili u përmbys për krijimin e tij.

Në komunën e Gjakovës ndodhet liqeni artificial i Radoniqit, i cili furnizon me ujë rreth 214.000 banorë të qyteteve të Gjakovës dhe Rahovecit si dhe fshatrave përreth.

I krijuar në vitet e 80’ta, liqeni mori emrin e fshatit i cili u përmbys për krijimin e tij.

Me një sipërfaqe prej 5.62 km2, Radoniqi zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja. Kapaciteti i pendës është 113 milion m3, që për momentin lejon furnizim të arsyeshëm me ujë gjatë tërë vitit, shkruan Metro

Ai po ashtu përdorët për ujitjen e 10,500 ha tokë.

Në maj të vitit 1978 është themeluar grupi investiv Hidrosistemi “Radoniqi” . Në të njëjtën kohë filloj edhe ndërtimi i sistemit me fillimin e ndërtimit të digës mbi një grykë të lumit Prrue në fshatin Radoniq në afërsi të Gjakovës, pjesa perëndimore e Kosovës. Kjo do të mundësonte krijimin e liqenit mbi një luginë ku dikur shtrihej fshati Radoniq.

Për herë të parë liqeni i Radoniqit ka filluar të mbushet me ujë në Mars të vitit 1983.

Furnizuesi kryesor i liqenit është lumëbardhi i Deçanit dhe lumi Përrua i Ratishës.