Historiku i kompanisë me bazë në Drenas që i mori 2 milionë euro nga thesari i shtetit - Gazeta Express
string(86) "historiku-i-kompanise-me-baze-ne-drenas-qe-i-mori-2-milione-euro-nga-thesari-i-shtetit"

Historiku i kompanisë me bazë në Drenas që i mori 2 milionë euro nga thesari i shtetit

Gazeta Express

21/10/2020 16:46

Përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit. Këtë dyshohet se ua mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G.

Sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), është pronë e Valon Shalës, i cili sipas raportimit të REL është në arrati. Bashkë me të është raportuar se në arrati është edhe K.Sh., që po ashtu lidhet me këtë kompani, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“LDA Group” është regjistruar si biznes para një viti, më saktësisht më 21 gusht të vitit 2019.

Si aktivitet primar, kjo kompani ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa merret edhe me demolimin e objekteve, përgatitje të vendpunishtes e instalime elektrike.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati. Bëhet fjalë për L.G., ku pos pronës së tij në Komoran, është bastisur edhe banesa në Prishtinë dhe i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4. /GazetaExpress/