Në Lojërat Paralimpike sot do të garojë paraatleti Grevist Bytyqi. Bytyqi është sportisti i parë që e përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje.
Bytyqi, sipas Komitetit Paralimpik të Kosovës, pritet të garojë rreth orës 11:11. Ai do të garojë në disiplinën e vrapimit 1500 metra.
“Paraatleti i parë në histori që përfaqëson Kosovën në Lojërat Paralimpike Botërore ‘Paris 2024’, Grevist Bytyqi, do të garojë nesër, më fillim nga ora 11:11 në garën më të madhe të parasportit në botë. Grevisti do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra. Mos e humbisni këtë çast HISTORIK për vendin tonë! Forca GREVIST!”, ka shkruar të premten në mbrëmje Komiteti Paralimpik i Kosovës në Facebook.