Historike, Hamilton lë prapa Schumacherin - Gazeta Express
string(40) "historike-hamilton-le-prapa-schumacherin"

Historike, Hamilton lë prapa Schumacherin

Gazeta Express

25/10/2020 17:18

Lewis Hamilton e ka vendosur rekordin për fitore të shënuara në histori të Formula 1.

Hamilton sot ka triumfuar në garën e Shpërblimit të Madh të Portugalisë.

Lexo Edhe:

Për britanikun e Mercedesit është fitorja e 92-të në karrierën në F1, duke e kaluar rekordin e Michael Schumacherit prej 91 fitoreve.

Hamilton la prapa kolegun e tij të Mercedesit, Valtteri Bottas dhe pilotin e Red Bullit, Max Verstappen.

Hamilton kryeson në renditje të përgjithshme me 77 pikë epërsi ndaj Bottasit, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe pesë gara.

Ai është rrugës së mbarë për ta barazuar rekordin e Schumacherit prej shtatë titujve të F1 të fituar.