Historia prekëse e Kadri Mahmutit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime (VIDEO) - Gazeta Express
string(90) "historia-prekese-e-kadri-mahmutit-ne-gjermani-gjen-vajzen-pas-shume-dekadash-kerkime-video"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 18:16

Historia prekëse e Kadri Mahmutit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime (VIDEO)

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 18:16

Historia prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje të madhe në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruajnë mediat e huaja.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.