Historia e varrit që ruhet çdo orë e minutë, që nga viti 1919 - Gazeta Express

Historia e varrit që ruhet çdo orë e minutë, që nga viti 1919

Fun

Gazeta Express

04/08/2021 11:35

Varri i ushtarit të panjohur është një monument i ngritur në nder të një ushtari, detari, piloti apo marinari, si dhe për kujtimet e përbashkëta të të gjithë ushtarëve, marinsave, aviatorëve dhe detarëve të vrarë në çdo luftë.

Varret e tilla mund të gjenden në shumë vende dhe janë zakonisht të profilit të lartë të monumenteve kombëtare.

Lexo Edhe:

Ky monument ndodhet në Virixhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ruhet çdo orë e çdo minutë që nga mesnata e 2 korrikut të vitit 1919. Rojet nuk largohen asnjëherë që aty, edhe kur moti është i keq. Madje ata kanë rrezikuar edhe jetët e tyre në rastet e uraganeve të ndodhura.

Gjatë gjithë historisë, shumë ushtarë kanë vdekur në luftëra eshtrat e të cilëve kanë mbetur të paidentifikuar.

Pas Luftës së Parë Botërore, u ngrit një lëvizje për të përkujtuar këta ushtarë me një varr të vetëm, që përmban trupin e një ushtari të tillë paidentifikuar.

Rojet nuk largohen asnjëherë nga aty, edhe kur jeta e tyre është rrezikuar nga Uragani Sandy, duke shërbyer kështu me dinjitet dhe krenari.