Historia e qenit Togo, që shpëton njerëzimin nga epidemia - Gazeta Express
string(56) "historia-e-qenit-togo-qe-shpeton-njerezimin-nga-epidemia"

Gazeta Express

11/12/2019 0:28

Historia e qenit Togo, që shpëton njerëzimin nga epidemia

Gazeta Express

11/12/2019 0:28

Disney e ka publikuar fragmentin e parë për aventurën e vet të ardhshme, filmin “Togo”. Filmi është i bazuar në histori të vërtetë, dhe bën fjalë për aventurën e jashtëzakonshme të një njeriu dhe qenit të tij besnik, në misionin për të shpëtuar nga epidemia.

Willem Dafoe shfaqet në rolin kryesor, ndërsa përmbledhja zyrtare na zbulon të gjithë ngjarjen:

Lexo Edhe:

Kur një epidemi vdekjeprurëse e godet vendin e largët Nome në Alaska, dhe i vetmi shërim ndodhet 600 milje larg, trajneri i shkathët i qenve për saja Leonhard Seppala (Dafoe) e merr detyrën që në sajat e tij ta transportojë ilaçin.

Seppala e merr qenin e quajtur Togo, haskin e moshuar siberian, për t’i udhëhequr sajat e tij. Gruaja e tij (Julianne Nicholson) e ka rritur Togon qëkur ai ishte një qenush i prapë, shkruan Koha.

Seppala, i cili e kishte përcjellë gjatë gjithë atyre viteve besnikërinë dhe shpirtin e tij të guximshëm, e di se Togo është shansi i tij i vetëm për ta mbijetuar atë mision, veçanërisht për shkak të stuhisë së madhe që po shkon në drejtim të tyre.

Ericson Core e bën regjinë e filmit, skenarin e të cilit e ka shkruar Tom Flynn. Përveç Dafoe dhe Nicholson, në film luajnë edhe Christopher Heyerdahl, Richard Dormer, Michael Greyeyes, Michael McElhatton dhe Michael Gaston.

Filmi Togo do të jetë në dispozicion në shërbimin për streaming Disney+, më 20 dhjetor.