Historia e Maria Montessorit, një mësuese që dha djalin e saj për të mësuar fëmijët e botës - Gazeta Express

Historia e Maria Montessorit, një mësuese që dha djalin e saj për të mësuar fëmijët e botës

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 19:04

Ka shumë debate rreth personalitetit të Maria Montessori që ende po vërtiten edhe sot. Disa njerëz janë të kënaqur me sistemin pedagogjik që ajo krijoi, ndërsa të tjerët nuk e kuptojnë se si është e mundur t’i besosh studimeve të gruas që la djalin e saj tek të huajt.

Maria, një vajzë italiane e një zyrtari, po rritej çdo ditë e po bëhej e talentuar. E dashuronte shkencën dhe ëndërronte të bëhej doktoreshë ose inxhiniere. Fakti që një grua dëshironte të bëhej mjeke dukej e pamundur në shoqërinë italiane të shekullit të nëntëmbëdhjetë. As babai i saj nuk e besonte.

Maria ishte e vendosur dhe me sukses kaloi provime të vështira dhe madje u pranua në shkollën e mjekësisë. Kur Montessori hyri në shkollën mjekësore, shikohej me përbuzje nga shokët dhe mësuesit, vetëm sepse ishte vajzë. E shfaqën hapur armiqësi ndaj saj. Kur bënin mësime praktike mbi autopsinë, të gjithë trupat ishin meshkuj dhe të zhveshur. Si mund të qëndronte një grua e pranishme?

Pavarësisht kësaj atmosfere kundër saj ajo pati sukses. U fut në punë para se të mbaronte shkollën dhe fokusi i saj ishte tek pediatria dhe psikiatria. U bë eksperte në pediatri dhe ishte një nga gratë e para në Itali që mori titullin e Doktore e Shkencave Mjekësore. Nisi të shpëtojë fëmijë për të cilët besohej se ishin të pashpresë.

Kuptoi para gjithkujt se çdo fëmijë duhet të trajtohej ndryshe. Hap pas hapi, ajo krijoi sistemin e saj.

Sekretet e jetës së saj personale dhe ndarja me djalin

Ky kapitull i jetës së Maria-së është mjaft i trishtë krahasuar me të gjithë suksesin që ajo arriti gjatë karrierës së saj. Ndërsa punonte si mjeke, pati një lidhje me kolegun e saj, Giuseppe Montesano, e cila solli lindjen e një djali nga marrëdhënia jashtëmartesore. Ajo kurrë nuk u martua me Giuseppe-n dhe dëshironte ta mbante të fshehtë lidhjen dhe fëmijën e tyre. E la djalin e saj në kujdesin e një infermiereje, jo sepse ajo nuk e donte atë, por sepse ai kishte lindur jashtë martese, që do të thoshte se statusi i saj shoqëror do të ndryshonte në atë të një nëne beqare. Ky status nuk do ta lejonte atë të ndërtonte karrierën për të cilën po përpiqej. Pasi djali u rrit, Maria më në fund u bashkua me të.

Djali, Mario e mbështeti në të gjitha idetë dhe punoi si ndihmës i saj. Më vonë ai vazhdoi punën e saj duke ngritur sisteme arsimore mbi metodologjinë e saj.

Sot kopshtet dhe shkollat e ndërtuara mbi filozofinë e Maria Montessorit janë përhapur kudo në botë. Edhe në Shqipëri gjendet një e tillë.