Historia e kinemasë së Pejës – Anibar hap ekspozitë në “Jusuf Gërvalla” - Gazeta Express
string(67) "historia-e-kinemase-se-pejes-anibar-hap-ekspozite-ne-jusuf-gervalla"

Historia e kinemasë së Pejës – Anibar hap ekspozitë në “Jusuf Gërvalla”

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 19:03

Anibar nga e premtja e kaluar(5 nëntor) ka hapur për publikun ekspozitën e historisë së gjatë të kinemasë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

Përmes një njoftimi, Anibar bën të ditur se të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë ekspozitën, janë të mirëpritur nga dita e hënë deri të premten, me fillim nga ora 11:00 deri në 17:00.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, mësohet se kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 15 prill 2022.

Në ekspozitë do të shfaqen pajisjet dhe përdorëset nga arkivi i kinemasë, si posterët dhe projektorët e filmave, por gjithashtu do të shfaqen katër vepra të reja arti të prodhuara nga artistët e rinj të cilëve iu dha mundësia për ta shprehur talentin, artin dhe kreativitetin e tyre përmes kinemasë si burim të frymëzimit.

Artistët e përzgjedhur që do të shfaqin veprat e tyre janë Liberta Shtimjani, Mirjeta Qehaja, Adnan Kryeziu dhe Eliza Shala.