Historia e familjes Dollaj në Tiranë me 3 persona te sëmure që përballen çdo ditë me vdekjen - Gazeta Express
string(92) "historia-e-familjes-dollaj-ne-tirane-me-3-persona-te-semure-qe-perballen-cdo-dite-me-vdekjen"

Historia e familjes Dollaj në Tiranë me 3 persona te sëmure që përballen çdo ditë me vdekjen

Gazeta Express

13/12/2019 17:09

Lagjia e Kombinatit në kryeqytet është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me dhjetra pallate janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë që godinat janë braktisur. Por 7 anëtarë të familjes Dollaj, mes të cilëve 3 persona me aftësi të kufizuara jetojnë të vetëm në katin e tretë të njërit prej pallateve të shpallur të pabanueshëm.

Lexo Edhe:

Abc ishte në familjen Dollaj, të cilët përballen çdo ditë me frikën se një tjetër lëkundje do t’i lërë nën rrënoja.

Ky pallat prapa shkollës “Musine Kokalari” në Kombinat është shpallur i pabanueshëm. Goditjet e marra në vite nga tërmetet e kishin dëmtuar, por lëkundja e 26 nëntorit bindi ekspertët se banorët që jetonin në atë godinë 5 katëshe duhet të largohen pasi i rrezikohet jeta.

Gentiani dhe familja e tij janë të vetmit që kanë ngelur në këtë pallat. Brenda më pak se 70 metrave katrorë prej vitesh ai ka ndarë bashkëjetesën me fëmijët e tij por edhe me nënën, vëllain dhe motrën të tre me aftësi të kufizuara.

“Mamaja nuk lëviz, nuk shikon nga sytë fare, një vëlla tjetër e ka të sëmurë me të meta mendore, vetë nuk kam mundësi, shtëpitë janë rritur. I lutem shtetit të na ndihmojë”, shprehet ai.

Janë të vetmit që frymojnë në atë pallat. Frikën e kanë të madhe por mundësitë për tu strehuar në një tjetër godinë i kanë minimale.

“Ne këtu jemi 7 veta, i gjithë pallati ka ikur vetëm ne jemi këtu. Nuk jemi larguar, nuk kemi mundësi që të jemi në shtëpi, se nuk mund të rrimë dot në çadër”, thekson ai.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmeti i 26 nëntorit, ai vijon të futet çdo ditë në shtëpinë e tij të dëmtuar rëndë. Struktura e mureve është dëmtuar, suvatë kanë rënë. Por në dhomën e mesit të shtëpisë, në shtrate pranë njëra-tjetrës nënë e bijë ende luten që ajo godinë të rezistojë.

Fatmira ka pamundësi në ecje, ndërsa nëna e saj ka humbur përgjithmonë shikimin. E vetmja kërkesë e tyre është një banesë e re ku shikimi drejt tavanit të mos ngjallë frikë.

“Kërkojmë një ndihmë financiare nsëse është e mundur për tu strehuar se po jetjmë akoma këtu që pas tërmetit”, thotë Fatmira.

Frika për atë që mund të ndodh me atë godinë është bërë më e madhe kur nga fqinjët në pallat ka ngelur vetëm familja Dollaj.

“Kam vështirësi nga këmbët, mamaja është e sëmurë, kam një vëlla tetër prap të sëmurë. Vetëm ne kemi ngelur te ky pallati”, shprehet ajo.

Njësia Administrative ka premtuar bonus qeraje për familjen, por kushtet dhe mundësitë e tyre për të gjetur një godinë me shumën që do t’u rimbursohet janë minimale. Ndaj edhe shpresa e vetme është mundësia për tu larguar nga ato mure të ftohta, në një ambient që ofron dinjtet dhe siguri për 7 njerëz që krahas çdo problemi presin të trajtohen me dinjitet.