Historia e dhimbshme e Elijonës pas humbjes së nënës dhe motrës - Gazeta Express
string(63) "historia-e-dhimbshme-e-elijones-pas-humbjes-se-nenes-dhe-motres"

TV/Film

Gazeta Express

07/02/2026 0:12

Historia e dhimbshme e Elijonës pas humbjes së nënës dhe motrës

TV/Film

Gazeta Express

07/02/2026 0:12

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj ka vazhduar me rrëfimin e saj të jetës.

Ajo tha se pas ndarjes nga familja biologjike, i ka shkaktuar edhe dëm vetes, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kam qëndruar dy javë në spital, kam shpresuar që do të vinë babi dhe mami, por nuk ua lejuan me ardhë”, tha ajo.

Banorja ka rrëfyer po ashtu se si është larguar nga familja që e kanë birësuar, e pas vetes e la vëllanë e vogël.

“E kam fajësu veten shumë që e kam lënë të pambrojtur, por me të vërtetë nuk kam mundur me marr. E mbaj mend kur kam shku në shtëpi, mami ka qit pite edhe unë e kam mbushur barkun”, u shpreh Elijona.

Elijona foli edhe për humbjen e nënës dhe të motrës, pas një aksidenti tragjik në Kroaci.

“U gëzova se u bashkova me mamin, pse ma more, pse, pse, pse?”, rrëfente ajo me lot në sy.

Por, banorja tha se qëllim i jetës së saj janë babai, vëllai dhe motra e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement