40-vjeçari Santi Cazorla e udhëhoqi ekipin e tij të fëmijërisë drejt rikthimit në La Liga, duke i dhënë fund pritjes 24 vjeçare për t’u rikthyer në ligën elitare spanjolle!
Cazorla kishte luajtur në Real Oviedo në periudhën 1996 deri më 2003 për të lëvizur më pas drejt Evropës, duke bërë karrierë brilante, shkruan “Gazeta Express”.
Në vitin 2012, klubi spanjoll u përball me bankrotin, kurse Cazorla, një tifoz i përbetuar, lëvizi duke e dhënë një donacion për ta ndihmuar klubin që të mos shuhej.
Më pas, në vitin 2023, në moshën 38-vjeçare, ai u rikthye në Oviedo. Ai u vetëofrua të luante pa para, por për shkak të rregullave të ligës, e pranoi rrogën minimale, ndërsa e dha edhe 10 për qindëshin e shitjes së fanellave me emrin e tij.
Tash, në vitin 2025, në moshën 40 vjeçare, ai e kompletoi përrallën e tij. Një goditje e lirë fantastike ia mundësoi Oviedos finalen e “play-off”-it, ndërsa e ndihmoi ekipin e zemrës që ta sigurojë pjesëmarrjen në La Liga për herë të parë që nga viti 2001!
Rrogë minimale, zemër maksimale. Një rikthim i shkruar në yje.
Santi Cazorla — një legjendë e vërtetë e këtij sporti. Çfarë historie! /Gazeta Express
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...