Histori rrëqethëse, pasardhësit e të zhdukurve në diktaturë kërkojnë një varr për të parët - Gazeta Express
string(89) "histori-rreqethese-pasardhesit-e-te-zhdukurve-ne-diktature-kerkojne-nje-varr-per-te-paret"

Histori rrëqethëse, pasardhësit e të zhdukurve në diktaturë kërkojnë një varr për të parët

Gazeta Express

14/12/2019 22:09

Hamza Kazazi dhe Nikolin Kurti rrëfejnë histori rrëqethëse, për familjarët e tyre. Pasardhësit e të zhdukurve në diktaturë prej 25 vitesh kërkojnë një varr prehje për të parët. Këto janë 2 dëshmi prej 6 mijë njerëzve të cilët rezultojnë të zhdukur dhe pa një varr.

Secili varr pa emër dhe secili emër pa varr është e shkuara e pa kryer dhe detyrë për mos të harruar. 6 mijë njerëz janë e shkuara jonë e hidhur të cilët rrezultojnë të zhdukur dhe pa një varr. Hamza Kazazi, prej vitit 1995 , kërkon një varr për babain e tij dhe 6 pjesëtarë të familjes, të pushkatuar nga regjimi komunist.

Lexo Edhe:

73 vjet pas kryengritjes antikomuniste në Postribë babai i tij Jup Kazazi , ka qenë iniciatori i revoltës së parë, asaj të Postribës në 1946.

Bazuar në dëshmi ai ka nisur kërkimet vetë disa vite më parë buzë lumit Kir, ai thotë se nuk gjeti eshtrat e të atit, por ato të një prifti.

Shtjefën Kurti , është një prej 28 martirëve të zhdukur nga kleri katolik . Ai ishte i fundit prej jezuitve , ku pushteti mori hak si për të gjithë. Hamza Kazazi ka lokalizuar edhe zonën, ku mund të kërkohen eshtrat e të atit.

Misteret e kohës vështirësojnë gjetjen e eshtrave të afërmeve të tyre. Përpjekjet e pasardhësve, nuk kanë munguar edhe në kërkim përmes dokumentave , por edhe në nëntokë.

Kurti rrëfen edhe një pistë kriminale të përdorur nga regjimi i kohës, e cila e bën të pamundur edhe gjetjen e eshtrave.

Kjo ekspozitë e çelur nga Autoriteti i Dosjeve në Muzeun Historik Kombëtar, është një përpjekje për të nxjerrë në dritë historitë e pathëna të njerëzve që ju pre fjala e jeta, duke ju mohuar edhe varrin.

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të shtetit 1944-1991, e ka vënë fokusin e punës së tij zbardhjen e së kaluarës. Me synimin që t’u kthejë dinjitetin viktimave pa faj, të respektojë të drejtën e familjarëve për të pasur një varr me eshtrat e të humburve nismat në këtë lami, kanë qenë të shumta./abcnews