Histori dashurie mes Megit dhe Endrit? Beniada sqaron edhe njëherë deklaratën - Gazeta Express
string(76) "histori-dashurie-mes-megit-dhe-endrit-beniada-sqaron-edhe-njehere-deklaraten"

Histori dashurie mes Megit dhe Endrit? Beniada sqaron edhe njëherë deklaratën

Rozë

Gazeta Express

06/07/2022 12:40

Beniada Nishani është personazhi kaq i dashur për të gjithë shqiptarët. Për shkak të mënyrës së të shprehurit të gjuhës shqipe, portalet duket se përfitojnë duke bërë tituj jo korrektë vetëm për disa klikime më shumë.

Gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ajo shpjegoi se pjesa më  madhe e tyre janë keqkuptime. Ja çfarë tha ajo për lajmet mbi Megi Pojanin dhe Bujarin Nishanin.

Lexo Edhe:

“Po ça thashë unë. Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë po janë të lidhur janë shumë të bukura. Të them të vertën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”

Gjithashtu u ndal edhe tek lajmi për të ndjerin Bujar Nishani: “Bujari ka qenë kushëriri babit. Njeriun nuk e vlerëson dhe respekton nga veshja e zezë, nuk jam nga më të afërmit e tij, kam qenë sigurisht një pjesë e afër. Ato ditë kam pasur disa angazhime pune dhe unë respektoj njerëzit me zemër, jam afër familjes me vepra jo me fjalë dhe mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme. Veshja e zezë apo jeshile, në momentin që unë jam në punë nuk ka si ta bëj. Pastaj e shoh si diçka të vjetër, është një traditë që bën burri, motra, nusja.”/abcnews.al