Hira Fazliu, kampionia e lindur për t'i prekur majat e karatesë! - Gazeta Express
string(61) "hira-fazliu-kampionia-e-lindur-per-ti-prekur-majat-e-karatese"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/11/2025 21:38

Hira Fazliu, kampionia e lindur për t’i prekur majat e karatesë!

Sporte tjera

Gazeta Express

14/11/2025 21:38

Edhe më pak se një muaj mbush të 12-tat, mirëpo Hira Fazliu pas vetes tashmë numëron më shumë medalje se sa vitet e saja, kjo falë përkushtimit dhe dashurisë që ka për sportin e karatesë, shkruan “infOSport.mk”.

Gjilanasja, Hira numëron plotë 15 medalje (3 të arrit) nga turne të njohur brenda Kosovës, por edhe jashtë kufijve të shtetin dardan, ashtu që para kësaj vogëlushe është një e ardhme e ndritur.

Hira me sportin e karatesë ka nisur të merret që nga mosha 6-vjeçare, kur për herë të parë i ishte bashkuar klubit të karatesë “Agim Ramadani”, me trajner Shkëlzen Balaj.

Talenti i saj u vërejt që në fillim, teksa i njëjti nga viti në vit jepte rezultatet e duhura.

Ajo në moshën 9-vjeçare, më saktësisht në vitin 2023 realizoi ëndërrën e saj për tu shpallur kampione e Kosovës kundrejt moshatareve të saj, derisa të njëjtin vit e kurorëzoi edhe me triumfin e madh në kuadër të garave të Kupës së Kosovës, ku gjithashtu doli të jetë e para, duke u stolisur me medalje ari.

Pasuan edhe disa medalje të tjera që u bënë pjesë e vitrinave të saj, derisa më të freskëta janë medaljet e arrit të këtij viti, kur në nivel të Kosovës fillimisht gjatë muajit shtator fitoi medaljen e arrit në turnen “Shpresat e Kosovës”, derisa në muajin tetor, sërish u ngjit në piedestal, këtë herë në kuadër të turneut të mirënjohur, “Zahir Pajaziti”.

Hira Fazliu, që sportin e karatesë e ka trashëgimi edhe nga babai i saj, Bekimi, tashmë dy vite të plota ka në pronësi brezin e gjelbërt, ndërsa e njëjta shpreson se në dhjetor do të jetë pronare edhe e brezit të kaltërt.

Hira Fazliu po ecën me hapa të shpejtë në sportin e karatesë, aty ku një ditë synon të ngjitet në majat më të larta.