Hiqet tatim-fitimi për biznesin e vogël - Gazeta Express
string(39) "hiqet-tatim-fitimi-per-biznesin-e-vogel"

Gazeta Express

16/07/2020 16:20

Hiqet tatim-fitimi për biznesin e vogël

Gazeta Express

16/07/2020 16:20

Nga Janari i vitit të ardhshëm 12.257 biznese të vogla do të përjashtohen nga taksa e tatimit mbi fitimin. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin i cili i hap rrugë zerimit të shkallës tatimore të biznesit të vogël, ndërsa për sipërmarrjet me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit, kjo taksë do të mbetet 15%.

Njëkohësisht qeveria ka miratuar edhe ndryshimin e neneve, të cilat i hapin rrugë përjashtimit të bizneseve të vogla nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por xhiro vjetore për të përfituar këtë lehtësim është vendosur 10 milionë lekë në vit.

Lexo Edhe:

Pritet që ndryshimet e ligjit për TVSH-në të kalojnë javët e ardhshme.

“Situata me të cilën po përballet vendi ynë, si rezultat i epidemisë së shkaktuar nga Covid-19, e ka bërë të nevojshëm krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.”

Ekzekutivi ka vendosur të shtyjë me një vit edhe reformën e fiskalizimit, e cila do të hiqte kasat fiskale dhe do të vendoste një platformë elektronike që do të raportonte në kohë reale shitjet e biznesit.

“Me qëllim mbështetjen e biznesit, propozohet që për transaksionet me para në dorë të ndryshojë afati i fillimit të efekteve të ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, duke shtyrë datën e fillimit të këtyre efekteve më 1 Shtator 2021.”

Reforma e fiskalizimit do të nisë fillimisht në janar të vitit të ardhshëm për transaksionet mes biznesit dhe institucioneve shtetërore dhe biznes me biznes më 1 Korrik 2021.

Si pjesë të lehtësive proceduriale, qeveria ka shtyrë edhe afatin e raportimit të të dhënave financiare në banka për të gjithë ata që kanë të hapur një llogari bankare deri më 15 Nëntor.

Tv Klan