Hiqet kufizimi për përdorimin e ujit të pijshëm në Dibër - Gazeta Express
string(56) "hiqet-kufizimi-per-perdorimin-e-ujit-te-pijshem-ne-diber"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 20:28

Hiqet kufizimi për përdorimin e ujit të pijshëm në Dibër

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 20:28

Banorët e Dibrës tani kanë normalizim të furnizimit me ujë, pasi sot është shfuqizuar kufizimi në Dibër i cili ishte vendosur më 22 korrik.

Burim Kaba, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Standard“ deklaroi për Agjencionin Informativ të Mediave se kufizimi ka qenë për shkak të keqëpërdorimit të ujit për pije.

“Në vendosjen e kësaj mase jopopullore, ne ishim të detyruar pasi apeli ynë për përdorim racional të ujit ishte injoruar. Shfrytëzuesit vazhduan ta keqpërdornin ujin për pije, për ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra, kopshteve, larjen e oborreve, madje edhe trotuareve dhe rrugëve para çdo shtëpie. Po ashtu, prezenca masive e mërgimtarëve e rriti edhe më shumë konsumimin”, tha Kaba.

Drejtoria e “Standard“, që administron me sistemin e ujësjellësit Rosoki-Dibër, vendosi masa kufizuese në qytet gjatë periudhës nga ora 13 deri në 16, por kishte ditë kur kjo u zgjat për një orë ose deri në dy orë më shumë, ndërsa në fshatin Kosovrastë i poshtëm, masa ishte në fuqi nga ora 10 deri në 13.

Në këtë mënyrë, sigurojmë ujë edhe për pjesët e tjera, më të larta, të qytetit, ku për shkak të presionit të ulët, për shkak të keqëpërdorimeve, pothuajse gjatë gjithë ditës nuk kishte ujë”, shtoi Kaba.

Sipas tij, aktualisht në rezervuarin kryesor të qytetit arrijnë mbi 120 litra ujë në sekondë.

Dibra sigurohet me ujë për pije nga burimet në fshatin Malorek të Rosokit, përmes ujësjellësit Rosoki-Dibër, por edhe nga fshatrat Kosovrastë i poshtëm dhe Rajçicë, të cilët kalojnë nëpër rrjetin e ujësjellësit, ndërsa nga dega që ndahet në Urën Melniçki edhe një pjesë të komunës Qendër Zhupë.