Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë - Gazeta Express
string(63) "hiqej-si-prokuror-i-spak-ut-lihet-ne-burg-49-vjecari-ne-sarande"

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 14:29

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 14:29

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin Alban Muço, i cili akuzohet se mashtronte qytetarë të ndryshëm duke u prezantuar si prokuror i SPAK-ut.

Ngjarja është bërë e ditur këtë të shtunë, më 11 tetor, ndërsa mesohet se Muço doli sot para trupës gjykuese në Sarandë, ku mohoi akuzat dhe u deklarua i pafajshëm.Sipas hetimeve, 49-vjeçari dyshohet se ka mashtruar disa të rinj në zonën e Sarandës, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë kundrejt përfitimeve financiare. Ai u kishte premtuar paga mujore deri në 2,800 euro, si dhe dieta e shpërblime shtesë.