Hipertensioni, superushqimi që ul presionin e gjakut në të 60-at - Gazeta Express
string(63) "hipertensioni-superushqimi-qe-ul-presionin-e-gjakut-ne-te-60-at"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

21/07/2023 20:13

Hipertensioni, superushqimi që ul presionin e gjakut në të 60-at

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

21/07/2023 20:13

Kosi nuk është vetëm një rojtar i zorrëve, falë probiotikëve të vlefshëm, por edhe i zemrës së pacientëve me hipertension, pohon një studim i fundit nga Universitetet e Maine dhe Australisë Jugore.

Studimi Longitudinal Maine-Syracuse (MSLS), i botuar në International Dairy Journal, zbuloi se konsumi i qumështit lidhet me vlerat e reduktuara të presionit të gjakut dhe për këtë arsye është një ndërhyrje potencialisht e fuqishme në trajtimin e hipertensionit, një faktor rreziku në rritje për sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjes në botë, si dhe shkaku pwr sulm në zemër dhe diabet.

Lexo Edhe:

Ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat ndërseksionale nga 915 të rritur me një moshë mesatare 62.1 vjeç nga studimi MSLS, 62% e të cilëve ishin hipertensivë me vlera të presionit të gjakut 140/90 mmHg.

Përfundimet treguan se konsumimi i kosit u shoqërua me një ulje modeste, por statistikisht të rëndësishme të vlerave të presionit sistolik të gjakut te pacientët me hipertension, efekt që nuk u vu re te pjesëmarrësit me vlera normale. Vihet re se gjetjet kanw marrw parasysh edhe faktorët që mund të ndikojnë në rezultatet si mosha, gjinia, niveli arsimor, diabeti, indeksi i masës trupore, nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, ushtrimet fizike dhe variabla të tjera që lidhen me të ushqyerit.

Studimet e mëparshme nga ekipi MSLS kanë gjetur efekte pozitive të dietës mesdhetare në funksionin njohës dhe presionin më të ulët të gjakut sesa produktet e tjera të qumështit, te njerëzit pa histori të goditjes dhe sëmundjeve të veshkave.