Hiperaktiviteti i trombociteve, a mund të jetë kjo arsyeja që koronavirusi shkakton probleme me zemër? - Gazeta Express
string(99) "hiperaktiviteti-i-trombociteve-a-mund-te-jete-kjo-arsyeja-qe-koronavrusi-shkakton-probleme-me-zemer"

Hiperaktiviteti i trombociteve, a mund të jetë kjo arsyeja që koronavirusi shkakton probleme me zemër?

Gazeta Express

03/07/2020 14:35

Hiperaktiviteti në qelizat e kolagulimit të gjakut mund të jetë shkaku i goditjeve dhe sulmeve në zemër tek pacientët me Covid-19, kanë thënë shkencëtarët në studimin e fundit.

Ekspertët e Universitetit të Jutas bënë zbulimin e rëndësishëm, duke krahasuar gjakun e 82 personave, gjysma e të cilëve kishin dalë me koronavirus.

Lexo Edhe:

Trombocitet, apo qelizat e gjakut përgjegjëse për koagulim ishin shumë më aktive tek mostrat e marra nga pacientë me sëmundjen COVID-19. Ky mund të jetë edhe shkaku që shumë pacientë me koronavirus, kanë përjetuar probleme të lidhura me zemrën, siç janë sulmet dhe goditjet kardiake.

Sipas shkencëtarëve, inflamacioni i shkaktuar nga virusi mund të jetë shkaku, që trombocitet kanë një aktivitet të shtuar tek këta pacientë.

Në bazë të statistikave, 30% e pacientëve në spitale vuajnë nga koagulimi apo mpiksja e gjakut si një efekt anësor i koronavirusit.

Gjetja e shkakut do të ketë një rëndësi të madhe, sidomos për shkencetaret, të cilët janë duke tentuar të gjejnë barna dhe trajtime të tjera për ta mposhtur COVID-19./Dailymail/Gazeta Express