Hill: Nuk i kam kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, thjesht kam shprehur keqardhje për jetët e civilëve - Gazeta Express
string(114) "hill-nuk-i-kam-kerkuar-falje-serbise-per-bombardimet-e-nato-s-thjeshte-kam-shprehur-keqardhje-per-jetet-e-civileve"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 10:22

Hill: Nuk i kam kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, thjesht kam shprehur keqardhje për jetët e civilëve

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 10:22

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë në Euronews Albania, ka thënë se nuk i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s, por se vetëm ka shprehur keqardhjen e tij për jetët e civilëve të cilat janë humbur, trasnmeton Gazeta Express.

“Jo, nuk është se ka kërkuar falje, thjesht kam kërkuar falje për humbjen e jetëve të civilëve”, ka thënë Hill, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se gjithmonë flitet për bombardime precize, megjithatë thotë se gjatë bombardimeve të NATO-s kishin ndodhur gabime dhe thotë se për to “janë penduar”.

Hill ka thënë se bombardimi ndodhi meqë s’kishte shumë zgjidhje të tjera.

“Unë kam punuar fort për t’u krijuar një zgjidhje politike. Por s’e kam arritur. Kam bërë më të mirën time dhe jam përpjekur ta bëjë dhe s’jam i lumtur që nuk e arrita”, ka shtuar Hill.

Diplomati amerikan ka thënë se fajin për përdorimin e forcës në atë kohë e ka pasur Sllobodan Millosheviq./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement