Hill: Fakti që kemi interesa në Serbi s’do të thotë që jemi kundër Kosovës - Gazeta Express
string(73) "hill-fakti-qe-1kemi-interesa-ne-serbi-sdo-te-thote-qe-jemi-kunder-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 10:24

Hill: Fakti që kemi interesa në Serbi s’do të thotë që jemi kundër Kosovës

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 10:24

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për komentimet se gjatë punës në Beograd qasja e tij u pa si tepër të favorshme ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë për këtë çështje, Hill u përgjigj se fakti që SHBA ka interesa në Serbi s’do të thotë që është kundër Kosovës.

“Qasja ime është të veproj sipas mënyrës se si Qeveria e SHBA-së dëshiron që çështjet të trajtohen. Ne kemi shumë interesa në Serbi që nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën. Serbia ka ndihmuar në çështjen e Ukrainës dhe ne duam që ky bashkëpunim të vazhdojë. Por, fakti që po mundohemi t’i menaxhojmë disa nga interesat tona me Serbinë, nuk do të thotë që jemi kundër Kosovës. Ne kemi shumë interesa edhe në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se fuqitë e mëdha nuk janë të interesuar të zgjedhin mes shteteve, ndërsa lavdëroi qasjen e BE-së.

“Prandaj, do të isha i kujdesshëm me idenë që fuqitë e mëdha po zgjedhin mes vendeve. Ne nuk jemi të interesuar për këtë. Duam që situata të qetësohet. Mendojmë se qasja e Bashkimit Evropian ishte e drejtë dhe do të dëshironim që kjo qasje të ndiqej”, tha Hill.

Intervista e plotë: