Me 15 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00, Galeria Qahili hap edicionin e radhës të ekspozitës tradicionale dhe festës së artistëve, Hijet e Bardha.
Edicioni i sivjetshëm prezanton punën dhe koleksionin personal të artistit Joseph Jeremiah Langley, një krijues amerikano-francez i cili ia ka kushtuar jetën artit dhe edukimit artistik. Ekspozita mban titullin “Vizionet poetike të një të verbëri”, dhe trajton idenë e të jetuarit të shumë jetëve brenda një trupi të vetëm.
Ky edicion i Hijeve të Bardha sjell një udhëtim vizual dhe emocional që reflekton eksperiencat e shumta të artistit: nga vendlindja në Karolinën e Veriut, udhëtimet në Francë, stinët e jetës në cirk, deri te krijimtaria e tij multidisiplinare si një figurë nomade që lëviz nëpër botë duke mbajtur mbi supe shtëpinë e artit.
Kjo ekspozitë është në kuadër të programit vjetor të Galerisë Qahili dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...