Festa e artistëve, ekspozita tradicionale “Hijet e Bardha” hapet me 15 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00.
Me 15 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00, Galeria Qahili hap edicionin e radhës të ekspozitës tradicionale dhe festës së artistëve, Hijet e Bardha. Edicioni i sivjetshëm prezanton punën dhe koleksionin personal të artistit Joseph Jeremiah Langley, një krijues amerikano-francez i cili ia ka kushtuar jetën artit dhe edukimit artistik. Ekspozita mban titullin “Vizionet poetike të atij që nuk sheh”, dhe trajton idenë e të jetuarit të shumë jetëve brenda një trupi të vetëm.
Ky edicion i Hijeve të Bardha sjell një udhëtim vizual dhe emocional që reflekton eksperiencat e shumta të artistit: nga vendlindja në Karolinën e Veriut, udhëtimet në Francë, stinët e jetës në cirk, deri te krijimtaria e tij multidisiplinare si një figurë nomade që lëviz nëpër botë duke mbajtur mbi supe shtëpinë e artit.
Hijet e Bardha është një aktivitet artistik dhe një festë e dedikuar fundvitit, e cila prej vitesh bashkon artistë, artdashës dhe publikun e gjerë. Titulli qëndron si metaforë për ta përshkruar artin si të pastër, të dlirë dhe madhështor. Hija, si dukuri, është gjigante dhe gjithnjë në ndryshim, një iluzion që nuk mbetet kurrë i njëjtë. Edhe pse hijet e bardha nuk mund të shihen, ato janë gjithkund, po ashtu si sharmi i artit që vepron përtej dukshmërisë. Pikërisht ky dimension e bën artin të magjishëm dhe të pakapshëm, duke e mahnitur publikun.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun gjatë gjithë sezonit festiv, dhe mund të vizitohet deri më 15 janar 2026.
Kjo ekspozitë është në kuadër të programit vjetor të Galerisë Qahili dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...