“Hija” e Mourinhos sërish i ndez spekulimet për rikthim në Bernabéu - Gazeta Express
string(65) "hija-e-mourinhos-serish-i-ndez-spekulimet-per-rikthim-ne-bernabeu"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 14:19

“Hija” e Mourinhos sërish i ndez spekulimet për rikthim në Bernabéu

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 14:19

Në prag të një momenti vendimtar të sezonit, Real Madridi po përballet me një sfidë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas.

Siç dihet, trajner i ekipit portugez është José Mourinho – një emër që vazhdon të lidhet me klubin spanjoll dhe në media flitet për një rikthim të mundshëm në Madrid.

Benfica ka surprizuar me një fitore të rëndësishme ndaj “Los Blancos” duke i detyruar “Mbretërit” të luajnë në rundin e “play-off”-it për kualifikimin e radhës në këtë garë.

Ndërsa tash dy skuadrat do të përballen në një duel emocional dhe plot rivalitet, shkruan “Gazeta Express”.

Mourinho, i cili e kishte drejtuar Realin në periudhën 2010–2013, është rikthyer si trajner i Benficas dhe po e përgatit skuadrën e tij për këtë duel historik.

Megjithatë, përtej sfidës në terren, rrjete sportive dhe mediat evropiane kanë ndezur spekulime për një rikthim potencial të Mourinhos te Real Madridi.

Arsyeja? Sipas raporteve të fundit, kontrata aktuale e tij me Benfican e përmban një klauzolë speciale që i lejon atij të largohet pa penalizime pak ditë pas përfundimit të sezonit, gjë që do t’ia jepte Real Madrid mundësinë ta rikthejë në stol në sezonin e ardhshëm pa kosto të mëdha.

Edhe pse klauzola ia jep mundësinë e largimit të tij nga Benfica, ende nuk ka asgjë zyrtare nga drejtuesit e Real Madridit që ta kenë kontaktuar Mourinhon apo ta kenë konsideruar si zëvendësues potencial të trajnerit aktual, Álvaro Arbeloa, i cili po e drejton ekipin deri në fund të sezonit.

Vetë Mourinho i ka shmangur shpesh lidhjet direkte me një rikthim tek Real Madridi në reagimet e tij publike, duke u shprehur me humor dhe pa konfirmuar plane të tilla.

Megjithatë, emri i tij mbetet mes alternativave për një projekt të ri drejtues, sidomos nëse klubi spanjoll e kërkon një profil trajneri me eksperiencë të madhe ndërkombëtare.

Në media dhe rrjetet sociale janë shtuar komentet se Mourinho mund ta përbëjë një “zgjidhje” të menjëhershme nëse Real Madridi ka vështirësi në arritjen e objektivave në La Liga apo në Champions League.

Procesi ende është në faza spekulative dhe çdo vendim i tillë do të varet nga plani sportiv i klubit dhe rezultatet e mbetura gjatë sezonit, por klauzola e kontratës së Mourinhos e bën këtë skenar teknikisht të mundur. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement