Ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit, “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërime” do të udhëhiqen nga kuadro të VLEN-it.
Kjo marrëveshje mes partnerëve të koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE dhe VLEN-it është arritur së fundmi.
Nga burime të larta partiake të “Plusinfo”-s, mësohet se kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski dëshiron të hyjë në aksion konkret mëngjesin pas zgjedhjeve lokale dhe ka kërkuar nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së së pozita të rëndësishme të koalicionit, mos të lihen për t’u zgjidhur për më vonë.
Veçanërisht ai paralajmëroi pastrim gjeneral në Shkup që nga dita e parë.
Nga këto shkaqet, grupet e punës së VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në mënyrë aktive bisedojnë për ndarjen e kuadrove në ndërmarrjet publike nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Sipas burimeve të njëjta, ekziston pajtueshmëri se disa ndërmarrje, mes tyre edhe “Parqet dhe Gjelbërime” dhe “Higjiena Komunale” do të udhëhiqen nga kuadro të caktuara nga VLEN.
Kjo qasje e këtillë është edhe një dëshmi se partnerëve të koalicionit u është bërë e qartë se qytetarët duan rezultate të shpejta edhe në nivel qendror dhe në atë lokal.
tag_katrorimaqedoni_2