"Hidroinstalues, metalpunues, zdrukthëtarë e muratorë" - 36 të dënuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës nisin trajnim profesional - Gazeta Express
string(124) "hidroinstalues-metalpunues-zdrukthetare-e-muratore-36-te-denuar-ne-qendren-korrektuese-te-dubraves-nisin-trajnim-profesional"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:25

“Hidroinstalues, metalpunues, zdrukthëtarë e muratorë” – 36 të dënuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës nisin trajnim profesional

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:25

36 të dënuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës nga sot kanë filluar programin e trajnimit profesional, aktivitet ky që po zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën për Aftësime Profesionale në Pejë.

Profilet profesionale në të cilat janë të përfshirë këta të dënuar që do të ndjekin këtë program janë hidroinstalues, metalpunues, zdrukthëtarë e muratorë.

“Trajnimi zhvillohet në punëtoritë e Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe monitorohet nga ekspertët e Qendrës për Aftësime Profesionale”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky institucion ka bërë të ditur se në përfundim të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata zyrtare, të njohura nga sistemi i aftësimit profesional.

“Ky program synon të aftësojë të dënuarit me profesione konkrete, duke u ofruar mundësi reale për punësim dhe riintegrim shoqëror pas përfundimit të vuajtjes së dënimit”, thotë SHKK-ja.