“Hidhini telefonat kinezë, mos blini të rinj”, thirrja vjen nga Lituania - Gazeta Express
string(68) "hidhini-telefonat-kineze-mos-blini-te-rinj-thirrja-vjen-nga-lituania"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 12:37

“Hidhini telefonat kinezë, mos blini të rinj”, thirrja vjen nga Lituania

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 12:37

Qytetarëve u është kërkuar të mos përdorin smartfonët e tyre kinezë dhe të mos blejnë të rinj. Thirrja është bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë.

Smartfonët e prodhuar nga Kina me teknologji 5G u testuan nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Lituani. Në raport pretendohet se një telefon Xiaomi ka të instaluara mjete censure, ndërsa një model Huawei kishte probleme sigurie. “Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të largoni sa më parë ata që keni blerë”, tha zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Margiris Abukevicius.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, kompanitë kanë reaguar pas këtyre pretendimeve. Huawei tha se asnjë nga të dhënat e përdoruesve nuk nxirret nga sistemi, po ashtu edhe Xiaomi hodhi poshtë pretendimet për censurë të kumunikimit. Xiaomi ka thënë se “vepron në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Europian për Mbrojtje të të Dhënave”.

Sipas raportit, shprehjet që potencialisht mund të censurohen nga Xiaomi përfshijnë “Tibeti i Lirë”, “Jetoftë gjatë pavarësia e Tibetit” dhe “lëvizja për demokraci”.

Kina ka kërkuar muajin e kaluar që Lituania të tërheqë ambasadorin që ka në Pekin dhe ka thënë se do ta kthejë mbrapa të dërguarin që ka në Vilnius, pasi Tajvani ka prezantuar misionin në Lituani, i cili do të quhet Zyra Përfaqësuese e Tajvanit.