Hidhet shorti, zbulohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(58) "hidhet-shorti-zbulohen-gjysmefinalistet-e-kupes-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 13:23

Hidhet shorti, zbulohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 13:23

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Nga ky short u nxorën çiftet Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Dukagjini, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit dy javë më pas, më 22 të muajit të ardhshëm.

Llapi dhe Ballkani do të jenë vendës në ndeshjet e para.

Katër ekipet gjysmëfinaliste do ta kërkojnë një vend për në finalen e madhe, ndërsa siç dihet, fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë.

Prej këtyre katër skuadrave, Ballkani mund ta sigurojë Evropën edhe përmes ligës ku aktualisht gjendet në vendin e dytë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement