Hidhet shorti, përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(64) "hidhet-shorti-percaktohen-ciftet-cerekfinale-te-kupes-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

19/02/2025 13:32

Hidhet shorti, përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sport

Gazeta Express

19/02/2025 13:32

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Me këtë rast, u përcaktuan katër çiftet e kësaj faze, të cilat do t’i zhvillojnë ndeshjet më 26 shkurt.

Dueli kryesor i kësaj faze do të jetë ai mes Malishevës dhe Llapit, shkruan “Gazeta Express”.

Liderja e Ligës së Parë, Prishtina e Re do të përballet me lideren e Superligës, Drita.

Kurse, Vëllaznimi, i cili e befasoi Gjilanin në të tetën e finales, do të ketë punë me Prishtinën.

E çifti i katërt i çerekfinales është ai mes Drenicës dhe Ferizajt. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement