Sot në Bruksel është hedhur shorti për edicionin e pestë të Ligës së Kombeve.

Kosova do të garojë në Ligën B, Grupin B3, dhe do të përballet me Israelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Shqipëria është vendosur në Ligën C, ku kuqezinjtë do të përballen me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Në Ligën D do të jenë dy grupe, me nga tre skuadra.

Ndërkohë, vëmendja dhe sfidat më interesante pritet të jenë në Ligën A, ku garojnë kombëtaret më të mëdha të Evropës. Ky edicion do të ofrojë ndeshje të forta dhe emocione për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse. /GazetaExpress