Hidhet me parashutë nga Qafa e Llogarasë, plagoset 39-vjeçari nga Tirana - Gazeta Express
string(71) "hidhet-me-parashute-nga-qafa-e-llogarase-plagoset-39-vjecari-nga-tirana"

Gazeta Express

09/08/2020 19:01

Hidhet me parashutë nga Qafa e Llogarasë, plagoset 39-vjeçari nga Tirana

Gazeta Express

09/08/2020 19:01

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi udhëtimi i tij me parashutë përfundoi me aksident.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:46 të kësaj të diele në Qafën e Llogarasë.

Lexo Edhe:

Policia thotë se “në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë”.

Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me rastin.