Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm në detyrë, ka bërë të ditur se sot është hedhur gurthemeli për stacionin e ri të Policisë në Zubin Potok.
Ai ka thënë se ky stacion do të jetë një burim i sigurisë, si dhe, adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
‘‘Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë.
Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë. /GazetaExpress