Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa, sirena edhe në vendet e Gjirit! Trump: Irani është një tigër letre! - Gazeta Express
string(101) "hezbollahu-sulmon-izraelin-me-raketa-sirena-edhe-ne-vendet-e-gjirit-trump-irani-eshte-nje-tiger-letre"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 18:45

Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa, sirena edhe në vendet e Gjirit! Trump: Irani është një tigër letre!

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 18:45

Mediat ndërkombëtare informuan sot në mbrëmje se nga Libani janë lëshuar raketa në drejtim të Izraelit.

Në Tel Aviv dhe rrethina ranë sirenat e alarmit për sulmin që i atribuohet grupit militar të Hezbollahut.

Nuk ka ende të dhëna për shpërthime apo dëme të shkaktuara.

Gjithashtu sirena ranë në Bahrein, pati raportime për shpërthime në Doha, kurse Katari ndërpreu një sulm me raketa.

Nga ana tjetër presidenti francez Trump tha gjatë konferencës për shtyp se “Irani është një tigër letre”.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se kishte folur në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se Parisi dukej i gatshëm të ndihmonte në përpjekjet për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në eventin në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së shpejti do të njoftonte vendet që synojnë të ndihmojnë Uashingtonin në operacionin për të siguruar rrugën kritike detare, ka transmetuar Panorama.

Presidenti amerikan e përshkroi ndihmën e kërkuar për Ngushticën e Hormuzit si një “operacion shumë të vogël” dhe vlerësoi se Irani do të ndërmerrte veprime minimale ofensive, duke argumentuar se “ata nuk kanë shumë aftësi për të vazhduar të qëllojnë”.

Ai gjithashtu pretendoi se disa vende po shprehin frikë nga hakmarrja e mundshme nga Teherani, duke këmbëngulur megjithatë se Irani është një “tigër letre”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement