Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani - Gazeta Express
string(60) "hezbollahu-kerkon-terheqjen-pa-kushte-te-izraelit-nga-libani"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 10:09

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Lajme

Gazeta Express

26/06/2026 10:09

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e akuzuar atë se synon ta “gëlltisë dhe pushtojë” Libanin.

Deklaratat e tij u bënë në një fjalim të transmetuar publikisht në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.

Qassem u bëri thirrje autoriteteve libaneze të “bashkojnë radhët kundër armikut” dhe të mos ndjekin, sipas tij, “urdhrat e fuqive të huaja”, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, shkruan A2CNN. 

Ai theksoi se rezistenca libaneze do të qëndrojë pranë qeverisë nëse ajo ndjek rrugën e sovranitetit të vendit, por paralajmëroi se qeveria nuk duhet të antagonizojë një pjesë të madhe të popullsisë. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement