Hetimet për grupin shqiptar, trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Europë - Gazeta Express
string(84) "hetimet-per-grupin-shqiptar-trafik-kokaine-me-nendetese-nga-amerika-latine-ne-europe"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 7:26

Hetimet për grupin shqiptar, trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Europë

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 7:26

Autoritetet belge të drejtësisë në bashkëpunim me SPAK janë duke hetuar një grup kriminal të përbërë shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Por ndryshe nga grupe të tjera kriminale të ngjashme, transportimi i kokainës nuk bëhej në kontejnerët e bananeve, por vende të posaçme në anije tregtare.

Droga më pas hidhej në det të hapur dhe më pas përmes koordinatave të caktuara mblidhej nga peshkarexha të vogla. Në një nga rastet, hetuesit dyshojnë se grupi kriminal ka përdorur edhe një nëndetëse, raporton A2.

Burime pranë grupit të hetimit, konfirmuan se kokaina importohej kryesisht nga Ekuadori dhe Brazili dhe se grupi kishte mundësi edhe të përpunimit të saj në një laborator në Belgjikë. Grupi kriminal rezulton të ketë pasur kontakte dhe persona me të cilët ndërvepronte në disa shtete të Europës, në Amerikën Latine, por edhe në Afrikë, nga ku dyshohet se kanë transportuar ngarkesa droge.

Në dy raste autoritetet kanë bllokuar gati 400 kg kokainë në total në tre ngarkesa, dy nga të cilat në portin e Antërp në Belgjikë dhe tjetrën në atë të Brake në Gjermani.

Hetimi i deritanishëm ka identifikuar të paktën 5 persona, ndërsa po punohet për persona të tjerë për të cilët hetuesit kanë vetëm nofkat e tyre.

Po sipas hetimit, të dyshuarit mes njëri-tjetrit komunikojnë telefona të enkriptuar dhe po ashtu janë dokumentuar udhëtime të tyre deri në Dubai dhe takime të tyre në hotele në Belgjikë, ku bëheshin biseda për trafikimin e sasive të mëdha të kokainë./ A2