Hetimet për dosjen Partizani, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit - Gazeta Express
string(82) "hetimet-per-dosjen-partizani-gjykata-e-larte-refuzon-rekursin-e-jamarber-malltezit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 20:45

Hetimet për dosjen Partizani, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 20:45

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Avokatët e Malltezit i ishin drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të Posaçëm që e la atë në masën arrest shtëpie.

Në 18 qershor të këtij viti, Apelit i Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”.