Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues para Kryeministrisë.
Berisha është ftuar të paraqitet në ambientet e SPAK të premten, në orën 10:00 të paradites.
Më herët, më 30 tetor, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili dëshmoi si person në dijeni për ngjarjen. Në atë kohë, Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.
SPAK ka rihapur hetimet për vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, të cilët u qëlluan gjatë protestës së opozitës përpara godinës së Kryeministrisë më 21 janar 2011.