Hetimet e FIFA-s nuk gjejnë “prova” në pretendimet e Rudigerit për thirrje raciste ndaj tij - Gazeta Express
string(89) "hetimet-e-fifa-s-nuk-gjejne-prova-ne-pretendimet-e-rudigerit-per-thirrje-raciste-ndaj-tij"

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 18:21

Hetimet e FIFA-s nuk gjejnë “prova” në pretendimet e Rudigerit për thirrje raciste ndaj tij

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 18:21

Fundjavën e kaluar, Real Madrid dhe Pachuca u përfshinë në një situatë të debatueshme pas pretendimeve të Antonio Rüdiger se ishte viktimë e një fyerjeje raciste nga kapiteni i skuadrës meksikane, Gustavo Cabral.

Rüdiger deklaroi se Cabral e kishte quajtur “black s***”, por lojtari i Pachuca-s mohoi akuzat, duke thënë se kishte përdorur shprehjen “f****** coëard” ndaj mbrojtësit gjerman. FIFA ka hapur një hetim për çështjen, i cili aktualisht është përqendruar te Cabral.

Çështja mbetet ende e hapur, por sipas raportimeve të gazetës Marca, deri në këtë fazë nuk ka prova që të konfirmojnë se Cabral ka ofenduar në mënyrë raciste Rüdiger-in gjatë ndeshjes së së dielës së kaluar, që përfundoi me fitoren 3-1 të Real Madridit me 10 lojtarë.

FIFA ka deklaruar se janë shqyrtuar të gjitha pamjet nga stadiumi, si nga transmetimi direkt ashtu edhe nga kamera të tjera të mundshme, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë që të vërtetojë përdorimin e fyerjeve raciste nga Cabral, i cili më herët ka luajtur edhe për Celta Vigo.

Hapi i radhës në hetim do të jetë marrja e deklaratave të detajuara nga të përfshirët, për të parë nëse ka mospërputhje në versionet e dhëna gjatë fazës së parë të hetimeve.

Real Madrid dhe Rüdiger vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionin se ka pasur ofendim racist ndaj 32-vjeçarit, i cili po zhvillonte ndeshjen e tij të parë pas dy muajsh, pas rikuperimit nga një operacion në gju.

Ndërkohë që çështja vazhdon të diskutohet në prapaskenë, Real Madrid do të jetë plotësisht i përqendruar te përballja në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube kundër Juventusit, që do të luhet të martën në “Hard Rock Stadium” në Miami. Rüdiger pritet të jetë titullar sërish, pavarësisht rikthimit të Raul Asencio-s pas pezullimit.