Hetim ndaj Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule shkon në SPAK - Gazeta Express
string(61) "hetim-ndaj-erion-veliajt-biznesmeni-elman-abule-shkon-ne-spak"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 10:14

Hetim ndaj Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule shkon në SPAK

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 10:14

Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e së enjtes në SPAK ku do të pyetet për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Ditën e djeshme, për të njëjtën çështje dha shpjegime bashkëshortja e tij Marisa Nito. Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.

Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.

Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement