Herring e mposht Oquedon por përfundon në spital - Gazeta Express
string(48) "herring-e-mposht-oquedon-por-perfundon-ne-spital"

Gazeta Express

06/09/2020 13:28

Herring e mposht Oquedon por përfundon në spital

Gazeta Express

06/09/2020 13:28

Jamel Herring do ta mbrojë titullin në kategorinë super të lehtë kundërt Carl Frampton në meçin e shumëpritur në fund të këtij viti, pasi e mposhti me diskualifikim Jonathan Oquendon në Las Vegas.

Boksieri amerikan e mbrojti titullin pasi Oquendo u diskualifikua nga gjyqtari Tony Weeks në fund të rundit të terë, për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme me kokë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Herring u dërgua në spital pas meçit në MGM Grand Conference Centre, por nuk kishte pësuar asnjë thyerje eshtërore.

“Meç i shëmtuar”, tha Herring.

Herring i ka fituar 22 prej 24 luftërave të tij profesionale deri tani.

34-vjeçari e rrëzoi Ouqendon në rundin e dytë dhe nga ai çast nisën goditjet e këtij të fundit me kokë, si pasojë e të cilave Herring pësoi një çarje të keqe në vetullën e djathtë.

Kjo i kushtoi boksierit nga Porto Riko me heqje të pikëve.

Por goditjet e tij me kokë vazhduan deri kur gjyqtari përfundimisht e diskualifikoi Oquendon.

Në kohën e diskualifikimit të tij, Herring po e fitonte meçin me pikë. /Gazeta Express/

Jamel Herring Retains Title Via DQ After Repeated Headbutts from Jonathan Oquendo | FIGHT HIGHLIGHTS

Watch highlights from the main event fight of #HerringOquendo featuring #JamelHerring and Jonathan Oquendo. In the fight Herring retained his title via DQ af…